Një shtet bektashi brenda Shqipërisë në stilin e Vatikanit, gazeta amerikane zbulon planet e Edi Ramës

E publikuar: 21/09/2024 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar për mediumin prestigjioz amerikan The New York Times, se do të ndërtojë një enklave sovrane në Tiranë për besimtarët bektashianë, sipas modelit të Vatikanit.

Sipas Ramës, kjo do t’i mundësojë Tiranës t’i japë komunitetit bektashi një sipërfaqe prej mbi 20 hektarësh.

Neë York Times shkruan se, nëse gjithçka shkon sipas planit, kjo enklavë do të bëhet vendi më i vogël dhe në krye do të jetë lideri fetar Baba Mondi.

Kreu i këtij komuniteti, Baba Mondi, tha se “Zoti nuk mbron asgjë, prandaj na dha urtësi”. Baba Mondi tutje ka shtuar se synon të udhëheq mbi 27 hektarë tokë që Shqipëria dëshiron t’i kthejë në një shtet sovran me administratën, pasaportat dhe kufijtë e saj.

Kryeministri Edi Rama tha për Neë York Times se do të shpallë planet për entitetin, i cili do të quhet “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, në të ardhmen e afërt.

Vendndodhja përfshin kryeqytetin shqiptar, Tiranën dhe Krujën.

“Të gjitha vendimet do të merren me dashuri dhe dashamirësi”, ka shtuar Baba Mondi.

Kryeministri Rama ka deklaruar se qëllimi i shtetit të ri është të promovojë një version tolerant të Islamit për të cilin Shqipëria krenohet.

“Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë”, tha ai.

Një mikroshtet i moderuar islamik, tha kryeministri, do të dërgonte një mesazh: “Mos lejoni që stigma e muslimanëve të përcaktojë se cilët janë muslimanët”.

“Territori i shtetit të ri islamik të propozuar është një kompleks në një zonë banimi me qira të ulët në Tiranën lindore. Është vetëm një e katërta e madhësisë së Vatikanit, aktualisht vendi më i vogël në botë, i qeverisur nga Papa”, shkruan NYT.

Baba Mondi ka thënë për NYT se madhësia e këtij shteti s’ka rëndësi meqë “s’ka nevojë të bëhet diktator”./Express/

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020