Gërvalla në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme në Toronto: Gratë aktore kyçe në zhvillimin e shoqërisë sonë

E publikuar: 21/09/2024 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prania e fuqishme e grave në politikë është një përgjigje e mirë ndaj korrupsionit dhe një zgjidhje për të siguruar alternativa të qëndrueshme qeverisëse, tha Ministrja Gërvalla në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme që u mbajt në Toronto të Kanadasë, me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme të Kanadasë dhe Xhamajkës.

Ministrja Gërvalla theksoi tutje se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në përfaqësimin e grave në institucionet publike dhe se gratë nuk janë vetëm pjesëmarrëse, por aktore kyçe në zhvillimin e shoqërisë sonë.

Ajo gjithashtu nënvizoi se është thelbësore të përqendrohemi jo vetëm në përfaqësimin e grave në pozita të larta, por edhe në ekonomi dhe sektorë të tjerë që shpesh mbeten të dominuar nga burrat.

Në përfundim të takimit, ministret nënshkruan deklaratën e përbashkët ku ritheksuan angazhimin e tyre për të avancuar pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje dhe për të krijuar hapësira të sigurta dhe gjithëpërfshirëse për gratë në politikë dhe në jetën publike.

Ministret shprehën gjithashtu shqetësimin e tyre për situatën e të drejtave të grave dhe vajzave në Afganistan dhe kërkuan që Talibani t’i rikthejë të drejtat e tyre themelore për arsimim dhe pjesëmarrje publike.

Po ashtu, u theksua nevoja për barazi gjinore brenda OKB-së, duke theksuar kërkesën që Sekretari i ardhshëm i Përgjithshme duhet të jetë grua.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020