Abazi: Osmani drejt përfundimit të karrierës politike, nëse nuk e qartëson pozitën e saj kundrejt Kurtit

E publikuar: 20/09/2024 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i pavarur, Haki Abazi është shprehur se presidentja Vjosa Osmani, po shkon drejt përfundimit të karrierës së saj në politikë.

Kjo pasi që, sipas Abazit, nëse presidentja nuk e vazhdon qartësinë e pozicionit të saj kundrejt kryeministri Albin Kurtit, karriera e saj në politikë merr fund, njofton Klankosova.tv.

“Nëse dikush është duke shkuar drejt përfundimit të karrierës politike, është duke shkuar Vjosa Osmani, nëse nuk e vazhdon qartësinë e pozicionit të saj kundrejt Kurtit, dhe shantazhit që ia ka bërë Kurti marrëveshjes së përbashkët”, tha Abazi në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

“Kurti nëpërmjet mënyrës më dredharake, siç e ka zakon, e ka absorbua Guxo-n për brenda, duke i shantazhuar edhe me probleme të tjera”.