Vazhdon greva e punëtorëve teknikë të Kuvendit, Azemi: Javën e ardhshme mund t’i ndërpritet kontrata kompanisë

E publikuar: 20/09/2024 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesit e punëtoreve teknike dhe kryetari i Sindikatës të Sektorit Privat, Jusuf Azemit, kanë mbajtur një takim me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcin dhe me Ilir Kërçelin, këshilltarin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ky takim i tyre rrjedhë pas një jave që punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë me kërkesë me rritje page nga 275 në 550 euro.

Kryetari i Sindikatës të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë për media se gjatë javës do t’i dërgojnë fakte për shkelje të të drejtave të njeriut. Sipas tij, nga ana e Kuvendit ka marrë zotime se nëse faktohet një gjë e tillë.

“Realisht takimi ishte i mirë dhe një takim shumë i frytëzim ne i shpjeguan problemet tona të cilat edhe ata vetë ishin të vetëdijshëm. Tash e tutje duhet të veprohet me anë të dokumentimit. Sepse në bazë të dhënave që na kanë dhënë nga brendësia për çështjen  pagesave dhe punëtorëve dhe është një despreancë shumë e madhe. Nuk është në rregull se çka është bërë dyshohet se është paguar një shumë më e madhe sesa punëtorët që janë paguar dhe për këtë duam të faktojmë. Ka mbetur që javën e ardhshme gjithçka çka kemi që është në kundërshtim me të drejtat  e punëtorëve të dërgojmë e-maila të nënkryetares dhe shefit të Kuvendit dhe të sekretarit dhe nëse ne kemi argumente, kompanisë do t’i ndërpritet kontrata dhe do të bëhet një kontratë me negocim që do të mund të pranohet si pagë e cila paguhet edhe nga vendet e tjera deri në përfundimin e negocimit”, u shpreh Azemi, teksa shprehet i bindur se do t’i faktojë të gjitha shkeljet nga kompania në fjalë.

“Ne jemi në një duel dhe nëse kemi argumente të mjaftueshme Kuvendi është i gatshëm ta ndërpresë kontratën me këtë kompani, sepse ne nuk mund të kryejmë shërbime për punëtoret të cilat nuk është duke shërbyer këtu. Numri i të paguarave dhe numrit që janë prezent është në diskrepancë. Punëtorët që shkojnë në pushimet vjetore nuk zëvendësohet nga punëtorët e tjerë. Çështja e pagës është prioritet, ne nga java tjetër do të tregojmë argumentet tona ne do të vazhdojmë me grevat tona që pa u mbushur ana ligjore e këtyre punëtore dhe ata kanë marrë obligim të shikojnë kontratën se a kanë respektuar apo jo. Gjëra që kanë ndodhur para dy tre muajve nuk do të ndodh më. Kjo kontratë sipas gjasave nuk është respektuar”, deklaroi Azemi./EO