Harris reagon pas të shtënave me armë pranë Trumpit

E publikuar: 15/09/2024 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kamala Harris ka reaguar pas të shtënave me armë zjarri, pranë fushës së golfit ku po luante ish-presidenti, Donald Trump.

“Jam informuar mbi të shtënat me armë zjarri pranë ish-presidentit Trump dhe pronës së tij në Florida, dhe jam e lumtur që ai është i sigurt. Dhuna nuk ka vend në Amerikë.”

Sipas mediave amerikane, ish-presidenti Donald Trump nuk ka pësuar lëndime, pasi të shtënat u raportuan pranë fushës së tij të golfit në Florida, të dielën.

Zëdhënësi i fushatës së Trump, sqaroi se ish-presidenti Trump është i sigurt.