Në Gjykimin e Oliver Ivanoviqit dëshmitari tregon si iu vra gruaja

22.04.2015 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Në Gjykimin e Oliver Ivanoviqit dëshmitari tregon si iu vra gruaja

Në seancën kundër Oliver Ivanoviqit dhe katër personave tjerë të akuzuar për krime lufte në vitet 1999 dhe 2000, dëshmoi sot Shaip Canhasi.

Canhasi duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit Cezary Michalczuk tregoi ku ishte më 3 shkurt të vitit 2000.
“Kam qenë në banesën time në veri të Mitrovicës, duke pirë çaj me gruan time”, tha dëshmitari.

Në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në këtë pjesë të qytetit të Mitrovicës u vranë 10 shqiptarë, ndërsa mijëra të tjerë u dëbuan, raporton Kallxo.com.

Dëshmitari Canhasi më tutje tregoi se çfarë i ndodhi gruas së tij para 15 vjetësh.

“Papritmas kam dëgjuar disa krisma. Gruaja ime ka dalë në korridor për të shikuar se çfarë po ndodh, ku është qëlluar me dy plumba. Si pasojë e atyre plumbave edhe ka vdekur pas tre minutave,” tha dëshmitari, shkruan Kallxo.com
Ai bëri me dije se pak pas vrasjes së bashkëshortes gjashtë deri tetë persona i kanë hyrë brenda në banesë, pasi e kanë thyer derën e saj.
Canhasi tha se nuk i ka njohur personat që hynë dhunshëm në banesën e tij.

Me dëshminë e Shaip Canhasit përfundoi seanca kundër Ivanoviqit dhe të tjerëve.

Oliver Ivanoviqi në këtë proces gjyqësor akuzohet të ketë kryer krime të luftës gjatë vitit 1999. Ai gjithashtu, bashkë me ish-policin serb, Dragolub Delibashiq, akuzohet të ketë kryer vrasje gjatë përleshjeve, të cilat lanë 10 shqiptarë të vrarë dhe shumë të plagosur në shkurt të vitit 2000.

Tre të akuzuar tjerë, Ilija Vujaqiq, Nebojsha Vujaqiq dhe Aleksandar Llazoviq, akuzohen për vrasje dhe tentim-vrasje në shkurt të vitit 2000.

KALLXO.com-i në vazhdimësi është duke ndjekur këtë gjykim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

Gjuriq, mesazh serbëve nga Graçanica

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp

Erdogan: SHBA “të mos strehojë një terrorist” si Guleni

Erdogan: SHBA “të mos strehojë një terrorist” si Guleni