TMERR në Rinas/ Indiani tentoi të hapte derën e emergjencës gjatë fluturimit

E publikuar: 10/09/2024 23:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një incident ka ndodhur sot, në linjën Tiranë-Stanboll.

Avioni kishte pak minuta që ishte ngritur, ndërsa mes udhëtarëve ishte dhe një indian që po deportohej.

Duke përfituar nga situata ai u përpoq të hapte derën e emergjencës, por është ndaluar nga ekuipazhi i avionit si dhe pasagjerë.

Veprimi i tij terrorizoi jo pak 200 pasagjerët në bord.

Ndërkohë, piloti u detyrua të kthehej sërish në Rinas për të rregulluar derën./albeu