Bashkimi, më i vështirë se çlirimi i Kosovës

E publikuar: 22/04/2015 10:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar Kim Mehmeti bashkimin e shqiptarëve e ka vlerësuar proces më të vështirë se çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Ai për ‘Epokën e re’, ka deklaruar se ky bashkim më së shumti i frikëson udhëheqësit e partive politike në Shqipëri e Kosovë.

Mehmeti ka thënë se nëse lejohet të zhbëhet kjo ëndërr, atëherë shqiptarët do të mbeten pa të nesërme.
Duke folur për situatën e shqiptarëve në Maqedoni, ai ka thënë se ka ardhur dita kur shqiptarët e Maqedonisë do të duhet të përballen me vetveten.

Mehmeti ka thënë se Maqedonia është bërë pronë e Gruevskit dhe familjes së tij.
Sipas tij, shqiptarët në këtë shtet heshtin ngaqë nuk kanë as parti në qeveri, e as në pushtet.