Ky është objekti më i puthur në botë!

E publikuar: 21/04/2015 23:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Plotë 1.513.607.939.393 herë. Ky është numri që deri më tani përfaqëson sasinë e puthjeve që i janë dhënë këtij objekti të mahnitshëm. Është fjala për shishen e xhamte të Coca Cola-s. Janë mbështetur mbi të që nga buzët e personazheve më të njohura e deri tek ata më të zakonshmit.

Që nga viti 1915 kur është përgatitur e deri më sot ajo nuk përfaqëson me thjesht një shishe xhami, por është shndërruar në një simbol te pijes dhe mbi të gjitha në një ikonë të kulturës pop. Kur Andy Warhol, një nga përfaqësuesit më të denjë të pop artit, kërkoi një formë që do të përfaqësonte kulturën e masave, zgjodhi pikërisht shishen e xhamtë të pijes së famshme, transmeton Telegrafi.

Shishja e Coca Cola-s e ka ditëlindjen e saj në vitin e largët 1915, pra 100 vjet më parë, pikërisht në datën 26 të këtij muaji. Themeluesit dhe administratoret e Coca Cola-s në atë kohë vendosen të investojnë 500 dollarë për zhvillimin e ambalazhit të ri të pijes, që deri në atë kohe shitej vetëm me gota.

Artisti i parë në botë që vendosi ta përfshijë këtë objekt në punë e tij ishte Salvador Dali, në veprën e tij “Poetry in America”, në vitin 1913, por ajo që shndërroi përfundimisht në një ikonë të vërtetë të shekullit të kaluar ishte opera e Andy Warhol, “The Grocery Store”.