Statistikat tregojnë se gati gjysma e njerëzve pastrohen çdo ditë, gjë që nuk është edhe aq inkurajuese.
Megjithatë, sa herë që ju e praktikoni këtë, nuk do të ishte keq ti kushtoni vëmendje disa gjërave dhe gabimeve të mundshme që mund ti bëni gjatë dushit.
UJI I NGROHTË
Sa do që iu gëzoheni ujit të nxehtë, nuk është mirë të laheni me ujë tepër të ngrohtë. Dr. Cynthia Bailey, dermatologe, thekson se uji i ngrohtë nuk është i mirë për ne, sepse në këtë mënyrë largojmë shumë yndyrë trupore dhe mbetet lëkura epambrojtur dhe e ndjeshme ndaj ekzemës dhe qkuqjeve tjera.
DUSH I GJATË
Ekspertët thonë se bërja e dushit, sa do që të jetë e këndshme, ajo nuk duhet të zgjasë më shumë se dhjetë minuta. Për çdo rast, dushi i shkurtuar është më i shëndetshëm.
PËRBËRËS TË RREZIKSHËM
Sot, ofrohen një mori e gjerë e detergjenteve dhe sapuneve të parfumuar për trup. Megjithatë, dermatologët theksojnë se këto produkte higjienike nuk janë edhe shumë zgjedhje e mirë. Nga ana tjetër, sapunet antibakteriale shkaktojnë thatësi dhe çarje të lëkurës.
Gjithashtu, gjatë blerjes, kushtoni vëmendje përbërësve të rrezikshëm si triklosan, aromat artificial, ngjyrat sintetike, formaldehidi dhe natrium laurel sulfate.
SHKUMË E TEPRUAR
Shkuma e tepërt mund të dëmtojë lëkurën tuaj, sepse në këtë mënyrë hiqni shumë vaj që përmabn lëkura. Nëse teprohet shkuma gjatë larjes, mund të ndikojë në tharrjen e lëkurës dhe të shkaktojë probleme dermatologjike.
KUJDES NGA SFUNGJERI I DUSHIT
Sfungjeri i dushit është vend ideal për takimin e bakterieve, ku disa prej tyre janë mjaft të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Çdoherë që sfungjeri laget, nuk arrin të thahet plotësisht, gjë që bën bakteriet të riprodhohen. Në këtë mënyrë, gjatë larjes së ardhshme ne vetëm hedhim bakteriet e grumbulluara në sfungjer sërish në trup./femra.net/