U bllokuan në det nga dallgët, shpëtohen dy turistët në Dhërmi

E publikuar: 22/08/2024 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy turistë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në det, për shkak të dallgëve, janë shpëtuar nga forcat policore detare.

Sipas policisë, të huajt kishin dalë me gomone në det, por nuk kanë mundur që të kthehen më në breg për shkak të rritjes së intensitetit të dallgëve.

Ato janë konstatuar nga Policia Detare gjatë patrullimit të tyre në plazhin Drimadhë në Dhërmi, ndërsa janë nxjerrë më pas në breg.

Pushuesit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, teksa kanë falenderuar edhe uniformat blu për ndihmën e ofruar.

Njoftimi i policisë:

Njësia Policore Detare në Dhërmi i vjen në ndihmë dy pushuesve që kishin dalë në det me një mjet lundrues gomone dhe nuk mund të ktheheshin në breg për shkak të dallgëve.

Gjatë patrullimit me mjete lundruese në plazhin Drimadhë, Dhërmi, Njësia Policore Detare në këtë zonë konstatoi dy pushues me një mjet lundrues gomone, të cilët po rrezikoheshin nga dallgët dhe nuk mund të ktheheshin në breg.

Shërbimet e Policisë ndihmuan dhe nxorën në breg dy pushuesit në gjendje të mirë shëndetësore së bashku me mjetin e tyre lundrues.

Pushuesit falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe në këtë kuadër fton qytetarët që në rast nevoje të telefonojnë në numrin pa pagesë 112