Lëvizja BESA: Sulmi i sotëm në Goshincë një inskenim i radhës për zhvendosjen e vëmendjes

21.04.2015 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lëvizja BESA: Sulmi i sotëm në Goshincë një inskenim i radhës për zhvendosjen e vëmendjes

Lëvizja BESA e dënon ashpër aktin e sotëm të sulmit ndaj stacionit policor në f. Goshincë dhe i fton të gjitha subjektet relevante vendore dhe ndërkombëtare për qetësimin e situatës dhe izolimin e grupeve destabilizuese. Në të vërtetë, Lëvizja BESA në këtë sulm vëren një inskenim të radhës për zhvendosjen e vëmendjes dhe krijimin e gjendjes së tensionuar që, në fund, kjo të kthehet në përfitim politik për subjekte të caktuara në Maqedoni, që kujtojnë se vetëm lufta është mjet për t’u instaluar, për të mbetur ose për t’u rikthyer në pushtet. Konsiderojmë se aksidentet e këtilla e rrezikojnë seriozisht gjendjen e sigurisë në vend dhe vetëm e thellojnë krizën aktuale politike.

Ne parimisht jemi kundër përdorimit të çfarëdo lloji të dhunës për përfitime politike. Maqedonia ka krizë politike dhe ajo duhet të zgjidhet vetëm me dialog politik, natyrisht me asistencë ndërkombëtare, ndërmjet subjekteve politike në vend, por jo vetëm të atyre maqedonase.

Lëvizja BESA e ka zgjedhur mënyrën e saj të veprimit politik dhe kjo rrugë shihet qartë në Platformën tonë të së Ardhmes “RIDEFINIMI”, që është udhëzues për dalje nga kriza dhe për një fillim të ri për Maqedoninë.

Shqiptarët kanë paguar çmim të shtrenjtë për këtë vend gjatë këtyre viteve të pluralizmit, sidomos në konfliktin e vitit 2001, andaj ata nuk duan më luftëra dhe incidente. Atyre u ka kushtuar ai konflikt me bijtë më të mirë që i ka pasur kombi, por kjo ka pasur edhe kosto të lartë ekonomike, sepse u shkatërruan vendbanimet shqiptare, shqiptarët i braktisën vatrat e tyre dhe ashtu u gjunjëzua ekonomia shqiptare në vend. Ne duam paqe dhe stabilitet në këtë vend, por përfundimisht duam ta marrim edhe atë që na takon si qytetarë të këtij shteti. Ndërsa gjithçka që ne kërkojmë është vetëm barazia, drejtësia dhe mirëqenia. Ndërkaq për ta arritur këtë, do t’i përdorim të gjitha mekanizmat e mundshme politike dhe do të jemi kundër të gjitha mjeteve të tjera të marrjes së pushtetit. Për këtë arsye e ftojmë popullatën shqiptare të mos bie pre e këtyre inskenimeve dhe provokimeve, që përsëri duan t’i përdorin shqiptarët si mjet për përfitime dhe kalkulime politike.

Po ashtu i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta marrë seriozisht këtë situatë dhe të ndihmojë që mos të ndodhë eskalim më i madh i gjendjes. Destabilizimi i Maqedonisë nuk është dëm vetëm për ne qytetarët e vendit, por – për fat të keq – incidentet e këtilla implikojnë shpërthimin e vijës së zjarrit dhe rizgjimin e apetiteve historike, që në botën e re me agjendë euro-integrimi, mund të jenë të dëmshme dhe me përmasa të paparashikueshme për tërë rajonin.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur