Një tërmet me magnitudë 7.2, ka goditur brigjet lindore të gadishullit rus të Kamçatkës.
Qendra Kombëtare e Paralajmërimit të Tsunamit tha se kishte një kërcënim për cunami nga tërmeti, raporton Sky News.
Vendi ku u përfshi nga tërmeti gjendet rreth 80 kilometra nga qyteti bregdetar i Petropavlovsk-Kamchatsky, i cili thuhet se ka një popullsi prej mbi 150 mijë njerëz.