Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dal me apel, që të mos pihet cigarja elektronike.
OBSH thotë se cigaret e tilla me nikotinë krijojnë varësi, si dhe mund të shkaktojnë kancer dhe probleme të tjera shëndetësore.
“Cigaret elektronike me nikotinë krijojnë varësi dhe janë të dëmshme për shëndetin. Disa nga substancat e tyre toksike dihet se shkaktojnë kancer dhe rrisin rrezikun e çrregullimeve të zemrës dhe mushkërive.”