Edhe një i dyshuar është arrestuar për vrasjen që ndodhi sot në fshatin Bibaj të Ferizajt.
IPK njoftoi se të dyshuarit të arrestuar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak të dyshimit të për bashkëkryerje të veprës penale “Vrasja e rëndë”.
Kujtojmë se sonte në oborrin e një salle dasmash, dyshohet se një polic ka vrarë një person.
IPK ka njoftuar se polici pasi kreu vrasjen me armën zyrtare është vetëdorëzuar në Stacionin e Policisë.