IPKO: Fol pa pare me familjen dhe biznesin tënd

21.04.2015 15:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
IPKO: Fol pa pare me familjen dhe biznesin tënd

Bizneset e vogla dhe ato familjare tani e kanë pakon e tyre të veçantë për komunikim mobil me punëtorët dhe familjen e tyre

Telefonia mobile IPKO ka njoftuar se prej sot do ta ofrojë një pako të re kushtuar bizneseve të vogla dhe atyre familjare. Pakoja e re e quajtur MIX mundëson lidhjen e deri 5 numrave në rreth dhe komunikimin e tyre pa pagesë.

“Me këtë pako unike kushtuar bizneseve të vogla dhe familjeve, IPKO synon që të mundësojë komunikim të volitshëm dhe të pandërprerë mes anëtarëve të familjes dhe bizneseve të vogla, 24 orë në ditë dhe në 7 ditë të javës. Ne duam t’ua mundësojmë anëtarëve të familjes që në çdo kohë të jenë në kontakt me njëri-tjetrin, si dhe  ta lehtësojmë avancimin e bizneseve të vogla përmes bisedave pa pagesë me stafin e tyre” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

Për ta aktivizuar pakon, çdo person privat apo pronar i biznesit mund të abonohet në ndonjërën nga pakot postpaid, përkatësisht pakot S,M, ose L, të cilat aktualisht ofrohen me 50 për qind zbritje.

Numrat tjerë gjithashtu mund ta aktivizojnë ndonjërën nga pakot mujore për të komunikuar tërësisht pa pagesë mes vete. Shtuarja e një numri postpaid si anëtar i rrethit mund të bëhet pa pagesë.

Numrat me parapagim gjithashtu mund të shtohen në pako, të cilët më pas përdoruesi i pakos Mix mund t’i regjistrojë si anëtarë dhe biznesit apo familjes, dhe për të cilët i njëjti ngarkohet me 2 euro pagesë mujore, shumë e cila nga anëtarët e rrethit menjëherë mund të përdoret si mbushje për thirrjet dhe SMS-të në rrjetin mobil IPKO.

Më tej, për përdoruesit të cilët nënshkruajnë kontratë 24 mujore në pakon Mix, IPKO ofron një kupon me zbritje, i cili mund të përdoret për ta blerë ndonjërin nga telefonat e mençur në dyqanet e IPKO.

Në pakon postpaid S ofrohen 300 minuta, 300 SMS dhe 1300 megabajt, ndërsa pakoja M ofron 500 minuta, 500 SMS dhe 1500 megabajt. Pakoja më e madhe është L me 1000 minuta, 1000 SMS dhe 2000 megabajt. Minutat dhe SMS-të mund të përdoren me të gjithë operatorët në Kosovë.

IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë, ndërsa mbetet operatori i parë më i madh me rrjetin 3G, dhe i vetmi që e ofron rrjetin 4G në Kosovë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Daut Haradinaj heq dorë nga mandati i deputetit: Do t’ua lëshoj vendin të tjerve në listën tonë fantastike

Daut Haradinaj heq dorë nga mandati i deputetit: Do t’ua lëshoj vendin të tjerve në listën tonë fantastike

Kica-Xhelili godet VV-në: I dha 200 milionë euro, i humbi 200 mijë vota – Kosovë, Republika ime

Kica-Xhelili godet VV-në: I dha 200 milionë euro, i humbi 200 mijë vota – Kosovë, Republika ime

Ardian Gjini: Asnjë votues i Aleancës nuk do të pendohet për votën e tij

Ardian Gjini: Asnjë votues i Aleancës nuk do të pendohet për votën e tij

DNV nxjerr rezultatet preliminare: LVV 42.7 %, PDK 21.5 %, LDK 17.7 %, AAK 7.1 %

DNV nxjerr rezultatet preliminare: LVV 42.7 %, PDK 21.5 %, LDK 17.7 %, AAK 7.1 %

Reagon Kurti: Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit

Reagon Kurti: Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit

Hamza: Qytetarët treguan kulturë demokratike, e rëndësishme që të numërohet me kujdes dhe respektohet plotësisht vullneti

Hamza: Qytetarët treguan kulturë demokratike, e rëndësishme që të numërohet me kujdes dhe respektohet plotësisht vullneti

Ardian Gjini pas mbylljes së votimit: Të respektohet vullneti i sovranit, komisionerët të jenë korrekt në numërim

Ardian Gjini pas mbylljes së votimit: Të respektohet vullneti i sovranit, komisionerët të jenë korrekt në numërim

Numërohen votat e para nga KQZ: LVV 34,18%, PDK 19,95%, LDK 14,76%, AAK 9,83%

Numërohen votat e para nga KQZ: LVV 34,18%, PDK 19,95%, LDK 14,76%, AAK 9,83%

Këtu mund t’i përcillni rezultatet preliminare dhe daljen në zgjedhje

Këtu mund t’i përcillni rezultatet preliminare dhe daljen në zgjedhje

34,49% pjesëmarrja në zgjedhje me rreth 94% të votave të procesuara

34,49% pjesëmarrja në zgjedhje me rreth 94% të votave të procesuara

Mbyllen zyrtarisht qendrat e votimit

Mbyllen zyrtarisht qendrat e votimit

Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Exit-Polli i PIPOS: VV 42.3%

Exit-Polli i PIPOS: VV 42.3%

KQZ përditëson të dhënat – Deri në orën 17:00 votuan 27,87% e qytetarëve

KQZ përditëson të dhënat – Deri në orën 17:00 votuan 27,87% e qytetarëve

KQZ: Deri në orën 16:30 votuan 450 mijë e 641 qytetarë, apo 22.99%

KQZ: Deri në orën 16:30 votuan 450 mijë e 641 qytetarë, apo 22.99%

Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me katër ekipe

Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me katër ekipe