Një person është vrarë sonte, në oborrin e një salle dasmash, në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Kushtrim Hodaj, kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK), ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen e ndodhur në Ferizaj është një zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt.
Ai ka njoftuar se ekipet e IPK-së janë mobilizuar dhe janë nisur për në vendngjarje për të hetuar rastin.
“Po mund të konfirmojmë se i dyshuari për vrasjen është zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt. Ekipet e IPK-së janë njoftuar dhe janë nisur për vendngjarje për të parë rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar Hodaj.