Policia tha sot se ka evakuuar 12 persona nga qyteti i Sogerit të Majorkës për shkak të përmbytjeve.
Shiu i rrëmbyeshëm në Ishujt Balearik të Spanjës përmbyti rrugët, i detyroi njerëzit të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe shkaktoi anulimin e fluturimeve, ndërsa njësia e reagimit emergjent të forcave të armatosura spanjolle tha se ishte vendosur në Majorca, për të ndihmuar në situatën.
Shërbimi meteorologjik kombëtar i Spanjës AEMET ka mbajtur sot një alarm portokalli për të gjithë rajonin për shkak të rrezikut të lartë të stuhive. Më herët kishte ulur nivelin nga alarmi i kuq.
Shërbimet e urgjencës thanë se besojnë se më e keqja ka kaluar, pasi ditën e djeshme u kishin bërë thirrje banorëve të qëndronin brenda.
“Aktivitetet në natyrë janë të ndaluara” – tha një shërbim i veprimit të menjëhershëm i listuar në “X”.
Zjarrfikësit raportuan përmes X se ata rrethuan zonat në qendër të Palma de Majorca dhe larguan 29 persona nga një tren midis Palma dhe Manacor për shkak të përmbytjeve.
Policia tha sot se ka evakuuar 12 persona nga qyteti i Soger, për shkak të përmbytjeve.
Shërbimi rajonal i urgjencës tha se kishte marrë rreth 180 telefonata të lidhura me stuhinë, në 24 orët e fundit.
“Nëntë persona u lënduan dje, të mërkurën, në ishullin Formentera dhe një peshkatar u shpëtua nga roja bregdetare spanjolle.”