Një bombardues strategjik rus u rrëzua në Siberi, njoftuan mediat shtetërore ruse. Aeroplani Tu-22M3 u rrëzua në rajonin e Irkutsk për shkak të një mosfunksionimi teknik, sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria ruse e Mbrojtjes. U tha se ekuipazhi u hodh me sukses.
“Aeroplani u rrëzua në një zonë të pabanuar. Nuk ka dëme në tokë”, shtoi ai.
Fotografitë dhe videot nga vendi i përplasjes u shfaqën në kanalet ruse të Telegramit. Duke qenë se pamjet janë të errëta, dyshohet se aksidenti ka ndodhur mbrëmë vonë ose herët në mëngjes.
Tupolev, prodhuesi kryesor dhe më i vjetër rus i aeroplanëve, e përshkruan aeroplanin Tu-22M3 si bombardues supersonikë që mund të shkatërrojnë objektiva në det dhe në tokë.
Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë pretenduan se Rusia shpesh përdorte aeroplanin e përmendur për të bombarduar Ukrainën. Kreu i Shërbimit Informativ të Mbrojtjes së Ukrainës, Kirilo Budanov, tha në gusht të vitit të kaluar se Rusisë i kishin mbetur më pak se 30 bombardues Tu-22.