Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka kritikuar vendimet e Qeverisë Kurti, duke thënë se pas mashtrimit për urën e Ibrit, filloi mashtrimi i një rruge të re, asaj Prizren-Tetovë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Isufi ka shkruar se pas mashtrimit për urën e Ibrit, fillon mashtrimi për një rrugë të re, asaj Prizren – Tetovë.
Postimi i plotë:
Pas mashtrimit për urën e Ibrit, fillon mashtrimi për një rrugë të re, asaj Prizren – Tetovë.
Rrugët që lidhin dy shtete nuk bëhen pa pajtimin e dy qeverive.
Qeveria e aleatit të tij Mickoski jo vetëm se nuk e ka në rend dite këtë rrugë, por është kundër saj.
Rrugët e urat hapen me
marrëveshje, me pajtim e jo me “fotografi”./infosot


















