Ndërsa “Z” mund të jetë simboli i Rusisë për pushtimin e Ukrainës, një trekëndësh përfaqëson përpjekjen më të guximshme të Ukrainës për ta zmbrapsur atë.
Ato janë ngjitur ose pikturuar në anët e çdo kamioni furnizimi, tanku ose automjeti transportues personeli që shkon drejt kufirit rus në rajonin e Sumy-t.
Është një ofensivë që ka kapur qindra kilometra katrorë të territorit rus dhe ka rikthyer ndjeshëm vrullin dhe moralin në përpjekjen e luftës së Ukrainës, ka raportuar BBC.
Zyrtari rus përgjegjës për rajonin kufitar të Kurskut ka folur për 28 vendbanime nën kontrollin e Ukrainës dhe pothuajse 200,000 rusë që kanë ikur nga shtëpitë e tyre.
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia nisi më 24 shkurt 2022.