Numri i vendeve që po reagojnë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, për t’i dhënë ndihmë Greqisë për përballimin e zjarreve të pyjeve në Atika, po zgjerohet.
Pas Francës, Italisë (dy Canadair) dhe Republikës Çeke (75 burra, 25 automjete), forcat zjarrfikëse po dërgohen edhe nga Serbia, Rumania dhe Turqia.
Sa i përket forcave ajrore, sipas një komunikate të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Turqia dërgon dy avionë zjarrfikës dhe një helikopter, ndërsa Serbia një helikopter zjarrfikës të tipit Kamov.
Në të njëjtën kohë, Franca do të ndihmojë operacionet duke dërguar një helikopter Super Puma, i cili pritet të mbërrijë sonte, ndërsa do të dërgojë edhe 200 persona të tjerë me 28 mjete ujore.
Rumania po dërgon një forcë prej 44 zjarrfikësve me katër automjete uji, ndërsa Serbia po mobilizon 35 zjarrfikës me 10 automjete./Panorama