Shqipëri – Brenda pesë minutave ndodhën dy aksidente me fatalitet

E publikuar: 11/08/2024 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona kanë mbetur të vdekur, si pasojë e dy aksidenteve të ndodhura në Shqipëri, në vende të ndryshme por në vetëm 5 minuta diferencë kohore.

Njëri nga aksidentet ndodhi në Fier e tjetri në Koplik, raporton A2 CNN.

Në fshatin Topojë, përgjatë aksit Fier-Seman një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur për vdekje një 60-vjeçar që ishte banor i zonës.

Ai është përplasur nga makina, teksa po udhëtonte me motomjetin e tij.

Ndërsa, në Koplik viktima është një 66 vjeçar, i cili po lëvizte me motorçikletë në aksin rrugor Koplik-Bajzë kur u përplas nga një automjet.

Aksidenti në Fier ndodhi sot në ora 10:50, ndërsa ai në Koplik pesë minuta më vonë.