Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka ftuar një takim të llojit të shtabit të krizës në orët e vona të së shtunës.
Kështu, të paktën njoftojnë mediat serbe në Beograd.
Sipas tyre, Vuçiq është parë duke hyrë në Presidencë, për shkak të situatës me protestat masive kundër minierave të litiumit në Beograd dhe bllokimin e stacioneve hekurudhore Prokop dhe Novi Beograd.
Gjithnjë sipas mediave serbe, Vuçiq në orët e ardhshme do të marrë vendim se si do të zgjidhet kjo krizë.