Basketbollistët e Fenerbahces janë kualifikuar në Final-Four në Euroleague, për herë të parë në historin e vet të gjatë 108 vjet. Në ndeshjen e tretë të serisë, pas vazhdimeve mposhti kampionin aktual Maccabi dhe atë në Tel Aviv me rezultat 75:74, pas barazimit të kohës së rregullt 65:65, dhe në këtë mënyrë Feneri fitoi me rezultat 3-0 në ndeshje.
Pikët vendimtare në ndeshje i shënoi Andrew Goudelock 9 sekonda para fundit të vazhdimeve. Në pjesën tjetër të mbetur, rikthimit tentoi ta bënte Jeremy Pargo, por depërtimi i tij nën kosh nuk përfunfoi me shënim. Nikola Zizic me 19 pikë, dhe Andrew Goudelock me 15, ishin më meritorët në këtë triumf historik, ndërsa te vendasit u dallua pikërisht Jeremy Pargo me 19 pikë të shënuara. Në gjysmëfinale Fenerbahce Ulker do të luaj kundër më të mirit nga çifti Real Madrid-Anadolu Efes, por duhet thënë se Reali ka epërsi prej 2-0, dhe është favorit i madh për të depërtuar tutje.
Panathinaikos ngushtoi epërsinë në 1-2 ndaj CSKA
Nga ana tjetër basketbollistët e Panathinaikos në ndeshjen e tretë çerekfinale mposhtën CSKA Moskën me rezultat të ngushtë 86;75, dhe kështu ngushtuan epërsinë ne 2-1 në ndeshje për rusët. Pas dy disfatave të thella në Moskë dhe Athinë, këtë herë në shtëpi luajtën më mirë dhe merituan të fitojnë sepse gjatë tërë kohës ishin në epërsi të rezultatit. Por, duhet thënë edhe këtë se për një “budallaki” të Nando De Colo, Panathinaikos fitoi.
Në fakt, pranë rezultatit baraz 85:85, De Colo shkaktoi faull pa nevoj 3.5 sekonda para fundit ndaj koshashënuesit më të mirë Nikos Pappas, i cili shënoi një nga dy gjuajtjet e lira për rezultatin final. Pappas ishte më efikasi me 25 pikë, derisa te CSKA me i miri ishte Sonny Weems me 24 pikë të shënuara.
Ndeshja e katërt zhvillohet sërish në Athinë, dy ditë më vonë, ndërsa ndeshja e pestë eventuale zhvillohet në Moskë me 28 prill.