Një aeroplan me 62 pasagjerë u rrëzua të premten në shtetin brazilian të São Paulo, raporton AP News .
Linja ajrore VoePass konfirmoi në një deklaratë se një aeroplan i drejtuar për në aeroportin ndërkombëtar Guarulhos të Sao Paulos u rrëzua me 58 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit në bord. Në deklaratë nuk thuhet se çfarë e shkaktoi aksidentin.
Pamjet e transmetuara nga TV GloboNews treguan një zonë të madhe në zjarr dhe tym që dukej të dilte nga aeroplani. /SkyNews