Zinedine Zidane beson se PSG ka atë çfarë duhet për ta eliminuar Barcelonën, pavaresisht se ndeshja e parë përfundoi 1:3 në të mirë të ‘Blaugranasve’ dhe tani PSG duhet të shënojë tre gola për t’u kualifikuar.
”Do jetë shumë e vështirë për PSG të shënojë tre gola në Camp Nou. Ata duhet të bëjnë këtë, por kjo skuadër e PSG është në gjendje ta bëjë rikthimin. Kanë lojtar me kualitet në skuadër, ata janë efektiv dhe çdo gjë është e mundur në një ndeshje”. ”Do të jetë sfida më e vështirë, por shpresojmë se ata mund ta bëjnë rikthimin”, deklaroi francezi./veqsport.com/