Rama dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, ja çka u diskutua

E publikuar: 08/08/2024 21:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Në fokus kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështjet rajonale dhe globale.

“Anadolu” raporton se zyra e komunikimit e Turqisë ka njoftuar se, Erdogan ka thënë se marrëdhënia mes Turqisë dhe Shqipërisë është në një nivel të avancuar, dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake.