Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në diskutimin që po mbahet me qytetarë të Mitrovicës së Veriut rreth hapjes së Urës së Ibrit, ka thënë se s’ka arsye që një urë e tillë të mbetet e mbyllur, duke qenë se të dy qytetet kanë lidhje me ura të tjera, shkruan Gazeta Express.
Krasniqi ka thënë se hapja e Urës së Ibrit s’do të përkeqësojë raportet ndër-etnike.
S’ka arsye që të jenë të ndara. Komunikimi është edhe përmes urave të tjera dhe kjo urës s’do të ndikojë që të përkeqësohen raportet ndër-etnike kur të hapet”, ka thënë Krasniqi.