Pas krizës të Liverpoolit e përcjellur vazhdimisht në këtë edicion, gjigandi anglez ka marrë një lajm të mirë. Pasardhësi i Stiven Gerrardit,
Jordan Henderson e ka pranaur vazhdimin e kontratës me Reds. Hendo është pajtuar që të nënshkruaj kontratë 5 vjeçare me Liverpoolin duke përfituar 100 mijë funta në javë.
Kapiteni i ri i Liverpoolit ishte i kërkuar nga Barcelona, Manchester City e Chelsea, por që ka vendosur të ketë privilegjin për të qenë kapiten i Liverpoolit për 5 vitet e ardhshme pas largimit të Gerrard./Indeksonline/