Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se kryeministri i Kosovës dëshiron të shkaktojë konflikte para zgjedhjeve amerikane dhe të provokojë, sepse “koha e tij po ikën”, raporton Nova.
“Albin Kurti po provokon sepse po i mbaron koha dhe kërkon të shkaktojë konflikte para zgjedhjeve amerikane. Jo për të pritur një ndryshim të mundshëm në Shtëpinë e Bardhë, por për të na kthyer kundër NATO-s para kësaj. Është e vështirë për popullin tonë, por nuk është pasojë e politikës sonë, por e dhunës.” – tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas një vizite në punimet në stadiumin kombëtar atje.
Ai shtoi se Serbia duhet të veprojë racionalisht dhe të ruajë me vendosmëri, siç tha, “Kosovën dhe Metohinë brenda kufijve të saj”.
Presidenti serb tutje u shpreh se shpreson që KFOR-i nesër do të reagojë “drejt”, dhe nuk do të lejojë hapjen e urës mbi Ibër, si dhe do të parandalojë dhunën, sepse është paralajmëruar “kundër-reagim në anën tjetër të urës”.
“Unë e di se sa e vështirë është për njerëzit dhe shpresoj se nuk do të na vënë në gjendje të reagojmë.” deklaroi Vuçiq.