Përmes një komunikate për media “EUROPOL” ka treguar se më 4 gusht në Prishtinë është arrestuar një punëtor i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut (34 vjeç), i dyshuar për prodhimin e monedhave 2 euro false përgjatë dy viteve të fundit, shkruan Gazeta Express.
EUROPOL tregon se arrestimi i tij ka ardhur pas një planifikimi të përpiktë disa mujor nga autoritetet kosovare dhe maqedonase me përkrahjen e “EUROPOL” dhe “Eurojust”, shkruan Gazeta Express.
Në Maqedoni të Veriut janë kontrolluar disa lokacione, ku janë sekuestruar aparatura për prodhimin e valutës së falsifikuar dhe mijëra monedha të montuara.
“Personi i arrestuar është identifikuar si punonjës i MPB-së në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet u njoftuan për aktivitetet e të dyshuarit përmes një përpjekjeje të koordinuar për shkëmbimin e inteligjencës”, thuhet në njoftim.
Për arrestimin e tij, EUROPOL tregon se ishte themeluar një ekip i përbashkët hetimor, mes Prokuororisë Speciale të Republikë së Kosovës dhe Prokuorirsë Themelore në Shkup, me përkrahjen e Eurojust, raporton Gazeta Express.
“Aktivitetet hetimore të kryera janë mbështetur nga Policia e Kosovës, Qendra Hetimore e Prokurorisë Publike Shkup dhe Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut. Mbështetja e Europolit ishte e rëndësishme në këtë operacion, duke ofruar analiza kritike të inteligjencës, koordinim operacional dhe asistencë teknike për të siguruar kapjen e suksesshme të të dyshuarit”, thekson komunikata.
Europol njofton se monedhat e sekuestruara gjatë kontrollit do të ekzaminohen më tej, duke i krahasuar me monedha të tjera tashmë të tërhequra nga qarkullimi për të vlerësuar shkallën reale të prodhimit./GazetaExpress/
🚨 Macedonian Ministry of Interior employee arrested in Kosovo* for euro counterfeiting.
👮♂️ Authorities were alerted to the suspect’s activities through a coordinated intelligence-sharing effort by @Europol and @Eurojust.
Read more ⤵️https://t.co/uNoE26sFAn
— Europol (@Europol) August 6, 2024