Aksidentohet autobusi me turistë në Itali, një i vdekur e 25 të plagosur

E publikuar: 04/08/2024 23:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka vdekur dhe 25 të tjerë janë lënduar, në një aksident të rëndë, i cili ka ndodhur në rrethana akoma të paqarta. Dy prej të lënduarve, janë dërguar me helikopter në spital, për shkak të plagëve të rënda.

Autobusi u përplas në fillim të një parmakje në një autostradë jo shumë larg qytetit të Arezzo, në Toskanë, për arsye ende të paqarta, raportoi agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Pamjet nga departamenti i zjarrfikësve tregojnë se si xhami i autobusit është shpuar nga parmakët.

Sipas presidentit të Toskanës, Eugenio Giani, pasagjerët në autobus ishin turistë kinezë. Në autobus ishin gjithsej 45 persona. Ata ishin duke u nisur nga Roma në Firence, transmeton albinfo.ch.Sipas autoriteteve, zjarrfikësit patën vështirësi të nxirrnin disa pasagjerë nga autobusi që ishte fiksuar në parmakë, por në fund arritën t’i largonin të gjithë.