Stambolli marshon në nder të liderit të vrarë të Hamasit, shpalli 3 gushtin ditë solidariteti me Gazën

E publikuar: 04/08/2024 00:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qindra mijëra njerëz u mblodhën në sheshin Hagia Sophia në Stamboll, këtë të shtunë, për të mbajtur zi për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh dhe për të mbështetur banorët e Gazës nën flamurin “Thirrja e Fundit”.

Pjesëmarrësit nga i gjithë gadishulli u mblodhën për të protestuar kundër sulmeve ajrore të forcave izraelite, dhe ofensivave tokësore kundër palestinezëve.

Gjithashtu për të shprehur edhe mbështetjen e tyre të plotë për gazanët që po luftojnë për ushqim, ujë dhe strehim.

Shefi i byrosë politike të Hamasit, Haniyeh bëri thirrjen për këtë ditë veprimi përpara se të vritej në kryeqytetin iranian të Teheranit të mërkurën.

Haniyeh e kishte shpallur 3 gushtin si ditë kombëtare dhe ndërkombëtare solidariteti me banorët e Gazës dhe të burgosurit në objektet izraelite.

Ai u kishte bërë thirrje të gjitha komuniteteve islamike, arabe dhe globale që të bashkohen në protesta dhe demonstrata për të treguar solidaritetin e tyre.