MPJD i paraqiti Maqedonisë së Veriut notë proteste, reagon zëdhënësi i Qeverisë

E publikuar: 02/08/2024 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u pengua të enjten në Aeroportin e Shkupit, Kosova ka dërguar notë proteste ndaj Maqedonisë së Veriut.

Në emët të Kosovës, këtë e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Lexo Edhe:
MPJD-ja ka deklaruar se Gërvalla ka paraqitur notë proteste pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.

Komunikatën e MPJD e shpërndau edhe Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

“Ministrja Gërvalla ka paraqitur një notë proteste pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarim të menjëhershëm dhe të plotë për këtë incident. Njëkohësisht, është kërkuar që autoritetet maqedonase të ndërmarrin masa të menjëhershme për të hetuar këtë rast dhe për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, ka shkruar Kryeziu në Facebook. /Gazeta Express