“Hapja e urës temë në dialog”, Osmani i reagon BE-së: Vuçiq nuk ka çka të pyetet për hapjen e urës së Ibrit

E publikuar: 01/08/2024 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së BE-së që hapja e urëa së Ibrit duhet të jetë temë në dialogun Kosovë-Serbi. Ajo ka thënë se Vuciq nuk ka çka të pyetet se kur duhet hapur urat për qarkullim në Republikën e Kosovës.

Ajo ka thënë se hapja e urës së Ibrit duhet të diskutohet mes institucioneve të Kosovës dhe Nato-s.

Reagimi i saj i plotë:

Reagim ndaj deklaratës së sotme të BE-së se çështja e hapjes së urës së Ibrit duhet të jetë temë e dialogut me Serbinë

Çështja e urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë. Një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në vendin tonë. Vuqiçi nuk ka çka pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës. Dialogu i vetëm që duhet të bëhet, është ai brenda Kosovës, në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë (veçanërisht me NATO-n) në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë.