Situata me zjarrin që iu afrua plazhit të Shëngjinit arriti pikën kritike mesditën e së martës, ku iu afrua dhe rrethoi një resort turistik, aty ku edhe u dogjën 2 beach-bare në plazh.
Era e fortë dhe flakët përparuan me shpejtësi duke sjellë urdhrat për evakuimin e plotë të pushuesve, por edhe banorëve nga zona.
Momenti më dramatik ishte edhe ai i regjistruar në Ranën e Hedhun. Flakët e favorizuara nga era dhe bimësia u përhapën me aq shpejtësi sa kapën në befasi zjarrfikësit.
Po në këtë zonë mori flakë edhe çatia e një banese disa katëshe.
Flakët i janë afruar edhe kishës së Shëngjinit, ndërsa vijon puna për shuarjen nga ajri./TopChannel