Sot, Izraeli ka kryer një sulm në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se Ushtria izraelite ka thënë se sulmi i kryer ishte shënjestruar kundër komandantit të Hezbollahut.
Kjo pasi Izraeli pretendon se ai ishte përgjegjës për një sulm vdekjeprurës të shtunën në lartësitë e Golanit, të pushtuara nga Izraeli.
Kujtojmë se Hezbollahu ka mohuar përfshirjen në atë sulm.
Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar pas 7 tetorit të vitit të kaluar, kur nisi përplasje mes Izraelit dhe Hamasit.
Izraeli pretendon se Hezbollahu është përfshirë indirekt në luftime, duke ndihmuar militantët e Hamasit.