Gazetarja italiane gjobitet me 5 mijë euro, talli në rrjetet sociale kryeministren për gjatësinë

E publikuar: 18/07/2024 23:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një gjykatë në Itali ka urdhëruar një gazetare që t’i paguajë 5,000 euro dëmshpërblim kryeministres, Giorgia Meloni, pasi u tall me gjatësinë e saj në mediat sociale.

Gjithashtu kjo nuk është hera e parë që gazetarja Giulia Cortes ka tallur kryeministren për gjatësinë e saj.

Gazetarja 36-vjeçare Giulia Cortese, në vitin 2021, me anë të një postimi në platformën “X” e krahasoi Melonin me diktatorin fashist Benito Mussolini.