Guardiola: Unë besoj, sepse jetoj për ndeshje të tilla

E publikuar: 20/04/2015 19:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pep Guardiola është shprehur optimist para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, ku skuadra e tij në Alianz Arena, pret Porton.

Ndeshja e parë në Portugali, i pati takuar Portos me rezultat 3:1.

“Jam optimist 100% mbi mundësinë e kalimit në gjysëmfinale”. Në vigjilje të ndeshjes delikate në Champions League përballë Portos, Pep Guardiola kërkon të karikojë futbollistët e tij.

“Jetoj për këto ndeshja”, vijoi tekniku spanjoll, që në “Allianz Arena” duhet të përmbysë humbjen 3-1 të një jave më parë./Indeksonline/