Nga atentati që u bë ndaj Donald Trump, teksa po mbante fjalim para mbështetësve të tij, humbi jetën shefi i zjarrfikësve në zonë, 50-vjeçari Corey Comperatore.
Siç ka deklaruar edhe guvernatori i Pensilvanisë, ai ka humbur jetën pasi u doli para gruas dhe fëmijëve të tij për t’i mbrojtur, kur kuptoi se kishte të shtëna armësh.
Ndërkohë në nder të tij, flamujt janë ulur në gjysmështizë. Nga atentati kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, që ndodhen në spital./TCH