Plagosja e ish-Presidentit Trump, raportohet për dy të vdekur. Prokurori i zonës: Autori dhe një pjesëmarrës në takim kanë humbur jetën

E publikuar: 14/07/2024 01:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autori që qëlloi në drejtim të ish-Presidentit Trump dhe një mbështetës i kandidatit republikan raportohet se kanë vdekur në Pensilvani.

Duke cituar prokurorin lokal të qarkut, Washington Post raporton se Donald Trump u plagos nga të shtënat me armë zjarri teksa një mbështetës i tij dyshohet se ka humbur jetën.

“Prokurori i qarkut të Butlerit, Richard Goldinger më thotë se Trump u plagos me armë zjarri, por është i sigurt. Një pjesëtar i audiencës u vra dhe sulmuesi vdiq. Një tjetër person është në gjendje të rëndë”, tha prokurori.