“Presidenti, do të respektojë zgjedhjen e popullit”: Macroni analizon rezultatet e fundit të zgjedhjeve

E publikuar: 07/07/2024 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti francez Emmanuel Macron, aktualisht është duke analizuar rezultatet e fundit të zgjedhjeve dhe do të presë që tabloja e plotë të shfaqet në parlament përpara se të marrë vendimet e nevojshme të ardhshme.

Kështu tha Presidenca franceze në një deklaratë të dielën, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Presidenti, si garantues i institucioneve tona, do të respektojë zgjedhjen e popullit francez”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu u tha se Macroni nuk pritet të flasë sonte, por kryeministri i tij Gabriel Attal.