Marine Le Pen, e cila bashkë-drejton Tubimin Kombëtar me Jordan Bardella, ka reaguar pas daljes së exit poll-eve.
Ajo sfidon, duke thënë se “fitorja e partisë së saj vetëm sa është vonuar” dhe ajo “e sheh fitoren të konfirmohet ditën e nesërme nisur nga shifrat e sotme”.
Le Pen, e cila ka kandiduar pa sukses për presidencën tre herë, tha gjithashtu se situata e presidentit Macron është e paqëndrueshme.
“Marine! Marine! Marine!”, brohorisnin mbështetësit e saj, ndërsa ajo u largua nga konferenca.