E majta po i fiton zgjedhjet franceze, këshilltarja e Kurtit: Rroftë Franca

E publikuar: 07/07/2024 21:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Rroftë Franca”, ka shkruar në platformën “X”, të dielën Fëllanza Podrimja, këshilltare e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Ky reagim i saj vjen në kohën kur projeksionet tregojnë për një fitore të Frontit të Ri Popullor i qendrës së majtë. Ndërkaq, projeksionet tregojnë se e djathta ekstreme ka humbur raundin e dytë të zgjedhjeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte pozicionuar në krahun e së majtës franceze.

Ai vazhdimisht kishte shkruar se “e djathta ekstreme është kërcënim për Evropën”.

/Express