Tubimi Kombëtar, i udhëhequr nga Marine Le Pen, shënoi arritje historike në rundin e parë të zgjedhjeve fundjavën e kaluar, dhe pritej që ajo ta fitonte edhe rundin e dytë më 7 korrik, por kjo si duket s’do të ndodhë.
Sipas projeksioneve të para një koalicion i gjerë majtist është duke prirë në një garë të ngushtë në zgjedhjet parlamentare në Francë të dielën, para aleatëve të presidentit Emmanuel Macron dhe partisë të së djathtës ekstreme, sipas parashikimeve të para.
Asambleja kombëtare e Francës ka 577 vende, me 289 vende të nevojshme për një shumicë absolute.
Këtu është shpërndarja e parë e parashikuar e vendeve, nga Ipsos. Ajo tregon të majtën në krye, në një ndryshim të madh krahasuar me sondazhet e opinionit gjatë fushatës, ka raportuar The Guardian.
Fronti i Ri Popullor Majtist-Gjelbër: 172-192 vende.
Aleatët e Emmanuel Macron: 150-170 vende.
Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë dhe aleatët: 132-152 vende.
Për këto zgjedhje ka raportuar edhe BBC, ku raportoi se kanalet kryesore televizive projektojnë të gjitha fitoren për aleancën e majtë dhe jo për tubimin kombëtar të Marine Le Pen dhe Jordan Bardella.
Ky është rezultati i parashikuar nga televizioni shtetëror francez: