Tmerri i vajzave që jetojnë me pedofilin, kyçen në dhomë çdo natë

E publikuar: 19/04/2015 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy vajza minorene kyçen çdo natë në dhomën e tyre pasi njerku i tyre ka qenë i dënuar për pedofili dhe kanë frikë nga abuzimi i tij.

Dhoma e tyre është e pajisur me sistem alarmi.

Por gjëja më kontradiktore është se punonjësit socialë janë në dijeni të kësaj ngjarje dhe thonë se është çdo gjë në rregull.

Njerku famëkeq u mbajt disa muaj në burg dhe u lirua por sërish konsiderohet si një kërcënim për minorenët.

Por mamaja e vogëlusheve nuk mund të jetojë dot pa të!

“Gjithë ato kushte sigurie dhe alarmesh janë plehra. Mbesat e mia nuk mund të jetojnë nën një çati me një njeri të tillë”, ka deklaruar gjyshja e vajzave.

Kjo ngjarje ka tronditur gjithë opinionin në Britaninë e Madhe.