Presidenti rus, Vladimir Putin është pritur në Korenë e Veriut nga lideri i këtij vendi, Kim Jong Un.
Ata janë përshëndetur me njëri-tjetrin, pasi Putini ka zbritur nga avioni, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se dyshja janë përqafuar dhe kanë pasur një bisedë të shkurtër përpara se të niseshin me të njëjtën makinë.