Afro 42 milionë tonelata të “e-mbeturinave”, që definohen si çfarëdo pajisje me tel elektrik dhe bateri, janë hedhur në gjithë botën në vitin 2014.
Një studim i Kombeve të Bashkuara, i publikuar sot, thotë se vetëm 6.5 tonelata janë marrë për riciklim.
Mëtutje theksohet se materialet e hedhura, përfshirë arin, argjendin, hekurin dhe bakrin, e kanë vlerën prej 52 milionë dollarësh.
Më së shumti “e-mbeturina” hedhen në Shtetet e Bashkuara, pasi në vitin 2014 sasia e tyre ishte 7.1 milionë tonelata, pastaj radhitet Kina me 6 milionë, mëtutje klasifikohen Japonia, Gjermania, India, e shtetet e tjera.
Për kokë banori, në hedhjen “e-mebeturinave” udhëheq Norveegji, me 28 kilogram për një shtetas, pastaj radhiten Zvicra, Islanda, Danimarka dhe Britania.
Në këtë klasifikim, Shtetet e Bashkuara janë në vendin e 9-të, ndërsa Kina nuk është në mesin e 40 vendeve të para.