Buzëqesh Interi, Toure drejt divorcit me City

E publikuar: 19/04/2015 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lajme të mira për Interin përsa i përket merkatos. Menaxheri i Yaja Toure, ka bërë të ditur se mesfushori nga Bregu i Fildishtë mund të largohet nga Manchester City në fund të sezonit. Sipas Dimitri Seluk është gati të divorcohet nga Citizens, pasi dy klube të mëdha europiane kanë kërkuar nëse ai është i disponueshëm.

Me shumë mundësi një nga dy klubet është Interi, aq më tepër që Roberto Mancini në asnjë moment nuk e ka mohuar admirimin që ka për mesfushorin 31-vjecar.

Por ky lajm i mirë për Interit, është edhe i keq, sepse për shërbimet e Toure, tani mund të interesohen klube të tjera europiane, cka do të bënte që konkurrenca për të siguruar shërbimet e tij do të bëhej edhe më e fortë.

Por për të plotësuar kërkesat e Toure, Interi duhet të bëjë një sforco ekonomike, pasi sipas Seluk, ka skuadra që janë gati t’i paguajnë një pagë të majme klientit të tij.

Manchester City po mbyll një sezon zhgënjyer në Angli. Pasi u eliminua nga Championsi, humbi shumë terren edhe në Premier League, ku renditet në vendin e katërt. Mes të akuzuarve për këtë dështim është emri i Yaja Toure, i cili nuk ka dhënë kontributin e pritshëm te Citizens, ndoshta edhe për fakt që u grumbullua nga Bregu i Fildishtë për Kupën e Afrikës si dhe për probleme familjare, pasi disa muaj më parë humbi të vëllain.

Seluk nuk heziton të akuzojë disa drejtues të Manchester City, që po kërkojnë ta bëjnë me faj me pa të drejtë Yajanë për sezonin zhgënjyes të formacionit të Pellegrinit. Menaxheri i Toure tha se kialiani është një trajner i mirë, por një njeri i dobët dhe se titullin në Premier League e fitoi me skuadrën që la Roberto Mancini.